Beckenbauer favorizon Dortmundin

Borussia Dortmund e jo Bayern Munich është tani favorit për titull në Bundesligë, sipas Franz Beckenbauerit.
Presidenti i nderit i gjigantit bavarez ka thënë se kampioni në fuqi, Dortmund është favorit për titull pas tejkalimit të Bayernit në pozitën e parë në fundjavë.
“Dortmund është kampion në fuqi, tani është edhe lider në tabelë andaj është edhe favorit për titull”, deklaroi Beckenbauer për të përditshmen gjermane Bild. Pas 20 xhirosh, Dortmund është lider më 43 pikë, dy më tepër se Bayerni.