Juventus, problem me ekipet e vogla

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka pranuar se skuadra është duke hasur në vështirësi të fitojë kundër skuadrave më të vogla që janë të përcaktuara të mbrohen.
Bianconerët barazuan 0-0 me Sienan të dielën. Kurse më herët gjatë këtij sezoni kanë barazuar në shtëpi edhe me Bolognan, Genoan dhe Cagliarin.
“Kemi barazuar me katër skuadra të mesit të tabelës, ekipe që nuk luftojnë për kreun. Kjo dëshmon se kemi problem të thyejmë mbrojtjet e tyre. Megjithatë, mendoj se Serie A është Kampionati më i balancuar në Evropë”, deklaroi Marotta për Tuttosport.