E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham: Dua të qëndroj me familjen për Krishlindje

Unë dua më shumë kohë për veten time, kohë e cila do më lejojë që të reflektojë dhe të bëj atë që është më e mira. Kështu ka deklaruar David Beckham në Australi, i cili ndodhej për një turne me klubin e tij të Los Angeles Galaxy.

Ndër të tjera, 36-vjeçari thekson se dëshiron shumë që të qëndrojë së bashku me familjen dhe të festojë festat e fundvitit.

“Dua të qëndroj me famijen dhe të festojë Krishlindjet tha  më tej Beckham, i cili ka fituar kampionatin e futbollit në SHBA.

Mesa duket, çifti David dhe Victoria Beckham po përjetojnë një lidhje të shkëlqyer.

Ata kanë së bashku katër fëmijë, ku më e vogla është vajza Harper.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›