Reagon Prifti: Meta mbrohet nga të akzuarit për drogë
Dritan Prifti ka reaguar lidhur me seancën e fundit gjyqësore të zhvilluar në kuadër të gjykimit të Ilir Metës për korrupsion. Prifti cilësoi dy avokatin mbrojtës të Metës, Spartak Brahon si person të inkriminuar. Gjithashtu, Prifti ka cilësuar të inkriminuar edhe një prej dëshmitarëve si njeri të afërt të Metës pasi më parë ka kryer rolin e shoferit të tij personal.
Deklarata e plotë e Priftit:
“Më vjen të qesh kur shoh se sa poshtë ka rënë Ilir Meta me mbrojtjen në gjyqin e tij. Sot e ka mbrojtur Spartak Braho dhe Fatmir Merkaj. Njëri është prokuror i komunizmit që ka dënuar njerëz me litar, pastaj i përzier në trafik droge i denoncuar nga vetë Ilir Meta pasi kishte nxjerrë viza për dy trafikantë droge të arrestuar në Itali. Tjetri ish-shofer i Ilir Metës që mban sot fshehur nën emrin e tij aksione në koncesione hidrocentralesh dhe toka në bregdet. Ata shpifën sot se kam kërkuar se kam kërkuar para për një koncesion kur e gjithë Shqipëria e pa videon me zë dhe figurë ku shefi tyre mi ofroi 700 000 euro dhe 7%. Pse do ti kërkojë këtyre unë, kur shefi i ofroi këto para? Ta katandisesh vetëm të mbrohesh në gjykatë nga ish-shoferi dhe nga një matrapaz droge, e bëjnë Ilir Metën me të pabesueshëm në sytë e të gjithë Shqipërisë. Këta personazhe nuk i hedhin dot hi syve gjithë Shqipërisë”.
* * *
Seanca gjyqësore në Gjykatën e Lartë për rastin Meta-Prifti ka vijuar sot me dëshmitë e 4 shtetasve. Fatmir Merkaj, administrator i kompanisë Merkaj shpk e cila u bë pjesë e ndërtimit të hidrocentralit të Shushicës sëbashku me Vëllezërit Tola, deklaroi sot se ish-ministri Prifti ka kërkuar ryshfet në formë dhurate nga ndërtuesit. Në një takim në hotel Rogner me Dritan Priftin ai më ka kërkuar peshqesh- mësohet të ketë thënë Merkaj në gjyq. Ndërkohë, përfaqësuesi i Metës, Spartak Brahu tha se dëshmitë e sotme vërtetojnë dhe njëherë mashtrimet e Dritan Priftit.
