Greqi, plagoset me armë polici

Një oficer grek i policisë është plagosur rëndë nga persona të armatosur me kallashnikov në qendër të Athinës, bëjnë të ditur autoritetet atje. Oficeri ishte pjesë e një njësie që po mbronte ministrinë e kulturës kur ndodhi sulmi, pak para agimit. Ai është qëlluar në kraharor. Polici është dërguar në spital dhe do të operohet së shpejti. Policia është vënë në kërkim të personave të armatosur. Policia do të zbulojë nëse kallashnikovët e përdorur ishin të njëjtë me ato që u përdorën në fund të dhjetorit brenda universitetit të Athinës ku dy persona hapën zjar mbi një autobuz që kishte policë. Muajin e kaluar, Greqia pa disa nga protestat më të mëdha pas vrasjes së një adoleshenti nga policia në Athinë.