E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham: Milani mund të mposhtë Manchesterin

Mesfushori anglez David Beckham, thotë se ekipi i tij i ri Milan mund ta mposhtë kampionin e Premier Ligës, Manchester United.

Beckham do të rikthehet në Old Trafford të mërkurën me Milanin në kuadër të takimit të dytë të kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, dhe është optimist se kuqezinjtë mund të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, 3-2."Ne mund të fitojmë atje. Të shënojmë dy gola në Old Trafford do të jetë vështirë, por nuk është e pamundur. Ne do të fokusohemi. Do të jetë një mbrëmje shumë emocionuese për mua", ka thënë Beckham.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›