E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham: Në Angli do të luaja vetëm për United

Mesfushori i huazuar te Milani, David Beckham, ka deklaruar se shumë skuadra kanë qenë të interesuara për shërbimet e tij para se t'i bashkëngjitej Milanit, ndërsa pohon se nuk do të luante për ndonjë skuadër tjetër angleze përveç Manchester Unitedit."Kam marrë oferta nga shumë skuadra angleze dhe nga dy skuadra italiane, mirëpo unë e dëshiroja Milanin që në momentin e parë kur kuptova se janë të interesuar për mua".
"Të luash krahas Kakasë, Ronaldinhos dhe Patos, është një ofertë që nuk refuzohet. Mendoj se Kaka është lojtari më i mirë në botë", tha ai. "Nuk mendoj se do të kthehem ndonjëherë në Premier League, mirëpo nëse do të rikthehesha ndonjëherë nuk do të luaja në asnjë skuadër tjetër pos Manchester Unitedit. Ndërsa më duhet të them se United nuk u interesua për mua", është shprehur Beckham për "Sportweek".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›