Opera "Norma" në skenën e TOB-it
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të vërë në skenë një nga veprat më përfaqësuese të repertorit operistik shqiptar. Pas premierave të vëna në skenë, të cilat ju janë dedikuar talenteve të reja në muajin e parë të vitit 2009 do të vijë në skenë opera "Norma" një tragjedi lirike me dy akte. Pas vënies në skenë të veprave më përfaqësuese të këtij institucioni vijnë në skenën e TOB-it të tjera vepra, të cilat synojnë ngritjen akoma dhe më lartë të nivelit të repertorit të institucionit. Kështu "Norma" sjell emrat të mëdhenj të realizimit të pjesës, e cila u ngrit në nivelet më të larta operistike të suksesi të saj. Libreti i shkruar nga Felice Romani me muzikë të Vincenzo Bellini do të vihet në skenë nga regjisori Nicola Zorzi, i cili vjen enkas nga Italia për realizimin e veprës në TOB-in shqiptar. Skenat do të vijnë nën mjeshtërinë e Genc Shkodranit dhe nën hijeshinë e kostumeve të Anila Zajmit. Do të drejtojë orkestrën sinfonike të TOB-it dirigjenti i mirnjohur Dritan Lumshi. Këtë herë mjeshtëria koncertore i është besuar një tjetër emri të njohur të operas internacionale. Kështu nëpërmjet një bashkëpunimi me një staf të ardhur enkas nga Italia synohet shtimi i pjesmarrjes së emrave të mëdhenj në sfondin korcentor të intitucionit operistik shqiptar. Mjeshter Koncertues do të jetë Eddi de Nadai. Këtë herë zërat më përfaqësues të TOB-it do të jenë në rolin e protagonistëve Eva Golemi në rolin e Normës dhe Branko Robinsak, i ardhur enkas nga Sllovenia, do të luajë rolin e Polione.Solistë të tjere do të jenë Shpresa Beka, Armando Likaj, Aleksander Rrapi, Lindita Kola.