E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham: S'kam dashur të largohem nga United


Mesfushori i Milanit, David Beckham, ka thënë në prag të rikthimit të tij në Old Trafford se ai kurrë nuk ka dashur të largohet nga Manchester United.

"Doja të qëndroja për gjithë karrierën time, por ndonjëherë gjëra nuk janë shkruar të bëhen. Kam qenë në tre klube të mëdha që kur u largova nga United, por do të kishte qenë mrekulli të qëndroja aty sikur Ryan Giggs. Të jesh në një klub për aq gjatë është një arritje e vërtetë", ka thënë Beckham.

Mesfushori anglez rikthehet sonte në fushën e ish-klubit të tij për herë të parë që kur u largua në vitin 2003.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›