E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dramë në Firence, argëtim në Londër

www.albania-sport.com - Dramë e pafund në Firence, në takimin midis Fiorentinës dhe Bajernit të Munihut, në takimin e fituar 3-2 nga italianët, por që çoi në çerekfinale gjermanët, falë golave më të shumtë të shënuar në transfertë, pasi takimi i parë në “Alianc Arena” kishte përfunduar 2-1 për skuadrën e Luis Van Galit. Vargas (28’) dhe Jovetiç (54’) i çuan shifrat në 2-0, përpara se holandezi i Bajernit, Mark van Bomel të shkurtonte diferencën gjashtë minuta më pas. Jovetiç u rishfaq si protagonist në minutën e 64’ duke vulosur përkohësisht rezultatin në 3-1 (njëhërësh dhe kualifikimin teorik), por vetëm 60 sekonda më pas holandezi tjetër i bavarezëve, Arjen Roben, shoi çdo shpresë të italianëve e duke çuar ekipin e tij midis tetë më të miravë të Ligës së Kampioneve.

Në Londër, Arsenali zbërtheu 5-0 Porton në “Emirates”, në ndeshjen e kthimit të raundit të “vdekjes”, duke bërë të pavlefshme fitoren 2-1 të portugezëve në takimin e parë. Dy gola në pjesën e parë nga Niklas Bendtner (10’ e 25’) dhe tre të tjerë në pjesën e dytë. Brenda dy minutash shënuan Nasri (64’) dhe Eboue (66’), ndërsa në limitin e ndeshjes realizoi me penallti sërish Bendtner, autor i një triplete në këtë takim. Të mërkurën do të përballen, Mançester Junaitid-Milan (takimi i parë 3-2 për anglezët) dhe Real Madrid-Lion (takimi i parë 1-0 për francezët). Pas ndeshjeve të dyta do të njihen kështu katër ekipet e para çerekfinaliste.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 09 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›