E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions, në Firence luhet kualifikimi

Optimizmi nuk ka munguar në të dy kampet. Trajneri italian, Çezare Prandeli, ka pohuar në deklaratën e djeshme për shtyp në prag të sfidës se Vjollcët do luajnë përballë një ekipi të madh, por me plot besim në vetvete se mund t’ia dalin për t’u kualifikuar.

Kurse kreu i stolit gjerman, Luis Van Gal, u shpreh i bindur se ekipi që ai drejton do arrijë të marrë në Firence një rezultat që t’i sigurojë një vend në çerekfinale. Bajerni vjen në sfidën e sotme me avantazhin e një goli në ndeshjen e parë në “Allianz Arena” (takimi i përfunduar 2-1, pas golit të kontestuar të Kloses, që ishte në pozicion jashtë loje).

Fiorentina – Bajern Mynih, formacionet e mundshme:

Fiorentina (4-2-3-1): Frei; Silvestri, Kroldrup, Natali, Paskual; Zaneti, Montolivo; Markioni, Jovetiç, Vargas; Xhilardino. Trajner: Prandeli

Bajern Mynih (4-4-2): But; Altintop, Van Bujten, Badshtuber, Lahm; Van Bomel, Shvajstajnger, Roben, Riberi; Myler, Gomez. Trajner: Van Gal

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›