"Adriano ka ende probleme me alkoolin"
Kujtuat se problemet për Adrianon morën fund me rikthimin në Brazil? Epo, jeni gabuar. Kur mendohej se “perandori” kishte lënë pas njëherë e përgjithmonë problemet e tij, ja ku vjen deklarata “bombë” e zëvendëspresidentit të Flamengos, Marcos Braz.
Në një prononcim për një radio vendase, numri dy i klubit nga Rio pohoi: “Adriano nuk është shëruar plotësisht dhe përveç kësaj, ka pasur edhe një problem me jetën private”. Kjo është arsyeja që sulmuesi brazilian nuk do jetë i disponueshëm për ndeshjen në Kupën Libertadores të mërkurën në Karakas.
Braz ka shtuar më tej se përkundër gjithë spekullimeve që qarkullojnë kohët e fundit, ish-bomberi i Interit nuk ka probleme me drogën. “Është absurde të thuhet kjo, sepse problemi i tij i vetëm është alkooli. Për fat të keq, kur e fillon, është e vështirë ta lësh”, theksoi zëvendëspresidenti i Flamengos.