E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham mbetet në LA Galaxy

David Beckham ka insistuar se nuk do të largohet nga klubi amerikan Los Angeles Galaxy pas spekulimeve se ka arritur marrëveshje për transferim te klubi nga Premierliga, West Ham.

Bashkëpronari i West Hamit, David Gold kishte theksuar se ka zhvilluar bisedime me menaxherin e 35 vjeçarit. Por, një zëdhënës i Beckhamit tha: “Edhe pse është mirënjohëse, nuk kemi pasur kontakt ose ofertë nga West Ham. David nuk është i interesuar të largohet”. Mesfushori është aktualisht në fazë të rikuperimit nga lëndimi në nyjën e këmbës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›