E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krahasimi i finalisteve për açdo repart, Spanja fituese

Vlerësimet

Vetëm pak orë përpara se Holanda dhe Spanja të zbresin në fushë për titullin botëror, finalja e Afrikës së Jugut 2010 luhet në letër… duke bërë krahasimet e dy skuadrave për 11 futbollistët titullarë. Në “peshimin” e dy finalisteve është bërë vetëm një ndryshim: tek iberikët, në vend të Fernando Torres, në formacionin e parë është lënë talenti i Barçës, Pedro.

PORTIERëT
Stekelenburg vs Kasijas: 2
Holandezi ka qenë mes më të mirëve të turneut, por goli i pësuar pas gjuajtjes së Forlan nga 40 metra ngre mjaft pikëpyetje. As “gardiani” spanjoll nuk ka shkëlqyer, por ka qenë vendimtar në ndeshjen me Paraguain, kur priti 11-metërshin e Kardozos. Dueli ndërmjet Stekelenburg që mund të bëjë gafa nga momenti në moment dhe Kasijas, i cili është një “dhelpër e vjetër”, natyrisht që fitohet nga kapiteni i “Furitë e Kuqe”.

MBROJTJA
Van der Viel vs Sergio Ramos: 2
Mbrojtësi i djathtë i Ajaksit ka treguar se e meriton të kërkohet nga gjysma e klubeve europiane. Megjithatë, Sergio Ramos është një lojtar i afirmuar, i cili luan thuajse si mesfushor krahu në skemat e Del Boskes. Spanjolli fiton edhe sepse Van der Viel mund të ketë më shumë vështirësi përballë Pedros ose Iniestës, sesa Ramos përballë Kuijt.
Heitinga vs Pike: 2
Mund të cilësohet zgjedhja më e lehtë ndërmjet 11 krahasimeve… aq sa mund të duket se rivaliteti nuk ekziston. Heitinga është paraqitur mirë deri më tani, por ka vuajtur kundër Brazilit. Pike luan prej dy sezonesh në nivele të larta dhe është vetëm çështje kohe që të “gradohet” mbrojtësi më i mirë në Europë.
Matijsen vs Pujol: 2
Lojtari i Hamburgut është ndoshta mbrojtësi më i mirë holandez, lideri i repartit difensiv. Por, duke parë edhe atë që bëri kundër Gjermanisë, Pujol është një lojtar që do të mbahet mend gjatë në Spanjë. Sipas të gjitha gjasave, në Johanesburg kapiteni i Barçës do të luajë ndeshjen e fundit me “Furitë e Kuqe”.
Van Bronkhorst vs Kapdevija: 1
Rezultati më i përshtatshëm për këtë duel mund të ishte “X”, pasi asnjëri nuk ka shkëlqyer deri më tani. Megjithatë, goli nga 36 metra kundër Uruguait, nga pozicion thuajse i pamundur, ashtu si edhe karriera e jashtëzakonshme, bëjnë që fitues të jetë Van Bronkhorst. Kapiteni i “tulipanëve” do të tërhiqet nga futbolli pas finales dhe natyrisht që kërkon ta mbyllë karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme.

SHKATëRRUESIT
De Jong vs Buskets: X
Në skuadra me shumë lojtarë ofensivë, për të mbajtur peshën nevojiten lojtarë të fortë si ata. Barazimi në këtë duel është rezultati më logjik, pasi të dy kanë qenë protagonistë të një botërori të shkëlqyer. De Jong ka arritur t’i japë ekuilibër Holandës, ndërsa Pike neutralizoi plotësisht në gjysmëfinale talentin e Gjermanisë, ëzil.
Van Bomel vs Ksabi Alonso: 1
është sfida ndërmjet dy lojtarëve që lidhin mesin e fushës me repartin ofensiv. Shërbejnë edhe si shkatërruesit e aksioneve të kundërshtarëve, por virtyti kryesor është përdorimi i “trurit”. Fitues është holandezi për personalitetin e jashtëzakonshëm që ka shfaqur deri më tani, si kapiten pa shirit i “portokallinjve”. Ksabi Alonso nuk ka luajtur keq, por në mjaft raste duket sikur stonon me lojtarët e tjerë spanjollë, pasi humbet shumë kohë me topin.

ORGANIZATORëT
Shnajder vs Ksavi: 1
Asnjëherë nuk mund të jetë e lehtë të krahasosh Shnajder dhe Ksavin, të cilët janë organizatorë, por në mënyra të ndryshme. Fitues është holandezi, për shkak se në të gjitha këndvështrimet, ka qenë lojtari që ka marrë për dore Holandën deri në finale, ndërsa ka shënuar 5 gola. Ndërsa Ksavi ka qenë monumental përballë Gjermanisë. Por, nëse Shnajder nuk e fiton duelin në këtë periudhë (gjithmonë në letër), nuk ka për ta fituar kurrë.

MESFUSHORëT OFENSIVë
Roben Vs Pedro: 1
Holandezi luan në të djathtë, ndërsa spanjolli alternohet me Iniestën në krah. Zgjedhja e fituesit është shumë e lehtë. Deri më tani, Roben ka qenë i papërmbajtshëm. Të krijon përshtypjen se do t’ia “nxijë” jetën Kapdevijës.
Kuijt vs Iniesta: X
është përballja më e vështirë, pasi mbulojnë të njëjtin rol, por kanë karakteristika shumë të ndryshme. Pavarësisht kualitetit të lartë të Iniestës, dueli mund të përfundojë në barazim. Kjo për faktin se Kuijt ka qenë thelbësor në skemat e Van Marvijk: vrapon si i çmendur, mbron, del në krah dhe krijon raste për shënim.

SULMI
Van Persi vs David Vija: 2
Një gol i holandezit përballë 5 të spanjollit. Fituesi është Vija në mënyrë të padiskutueshme. Të dy nuk ndihen mirë në rolin e sulmuesit kryesor, por spanjolli ka qenë vendimtar për skuadrën e tij.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›