Goli ndaj Gjermanisë? Skemën e vendosa vetë
“Ishte një skemë që e kemi bërë te Barcelona dhe e kishim diskutuar pak ditë më parë me Del Bosken. I thashë se mund ta realizoja mirë”. Karles Pujol, pas golit të fitores ndaj Gjermanisë, që vlen sa finalja e Botërorit për Spanjën e tij, tregon prapaskenat: ishte ai që e sugjeroi adoptimin e asaj skeme për goditjen e dënimit, duke kujtuar se si kishte funksionuar mirë në të famshmen fitore 6-2 me të cilën Barcelona turpëroi dy sezone më parë Realin e Madridit në Bernabeu. “është e vërtetë, konfirmon Del Boske. është një skemë e adoptuar nga Barcelona dhe për të cilën kishim folur me Karlesin”. Duke lënë mënjanë meritat “taktike”, Pujol ishte heroi i “Furive të Kuqe”: “Ishte një ditë e rëndësishme jo vetëm për mua, por për gjithë futbollin spanjoll dhe shpresoj që të dielën të jetë akoma edhe më e rëndësishme”.
#