E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham rikthehet në Real

Spekulimet se çfarë do të ndodhë me Real Madridin nëse Florentino Peres rikthehet në pozitën e presidentit të klubit kanë arritur kulmin. Pasi u shkrua se 18 lojtarë do të largohen, tablloidi anglez The Sun ka hedhur një bombë tjetër. Sipas kësaj gazete, në Bernabeu mund rikthehet askush tjetër pos David Beckham. Kampioni i Spanjës mund të futet në mes të marrëveshjes që ka Milani dhe LA Galaxy dhe të paguajë 10 milionë funte për të marrë shërbimet e Beckham. "Florentino do të përpiqet ta rikthejë David në klub nëse bëhet president. Edhe pse do të ishte budallallëk ta themi këtë", ka thënë një burim për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›