Beckham tërhiqet nga futbolli, sot ndeshja e fundit e tij
Legjenda e futbollit anglez David Beckham do të luaje sonte ndeshjen e tij të fundit pasi ka vendosur të tërhiqet pas një karriere 21-vjeçare. Ndryshe nga sa ishte planifikuar, ylli i futbollit do të luajë sonte në ndeshjen me Paris Saint-German me një palë atlete të krijuara posaçërisht për këtë okazion nga ADIDAS.
Bëhet fjalë për një palë atlete me ngjyrat e flamurit britanik, e kuqe, e bardhë dhe blu ku në to është vendosur data e ndeshjes së fundit si dhe inicialet e katër fëmijeve të tij dhe të bashkëshortes Viktoria. “Ky është një moment vërtet special për mua dhe jam I lumtur që partneri im më jetëgjatë Adidas, e bëri të paharrueshëm këtë moment”-ka deklaruar Beckham.
“Gjithçka doja ishte të nxirrja pasionin me të cilin kam luajtur për vendin tim dhe krenarinë që më ka dhënë”-shtoi 38 vjeçari. Futbollisti nuk ka veshur asnjë lloj atlete tjetër përveç atyre të markës Adidas që prej vitit 1996, vit në të cilin ai kaloi në Premier Ligë. Ish ylli i Manchester United dhe Real Madrid, njoftoi të enjten tërheqjen e tij nga futbolli.
(e.m/e.rusi/BalkanWeb)