E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama prezantohet për herë të parë si deputet: Kafe me veteranët e Vlorës

VLORË- Kreu i PS-së , Edi Rama, do të prezantohet sot Vlorë për herë të parë si kandidat për deputet. 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shprehet mjaft i emocionuar, teksa në profilin e tij në Twitter, shkruan se është takuar sot me veteranët vlonjatë duke ndier i vlerësuar e shumë krenar nga mbështetja e tyre. 

“Kafe me veteranët vlonjatë. Privilegj mbështetja e këtyre grave e burrave që kanë bërë histori. Krenar për PS”- shkruan Rama. 

Edi Rama do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Vlorës, ndërkohë pesha e zgjedhjeve për të do jetë me rëndësi të vecantë pasi drejton edhe socialistët në 'betejën' për rotacionin e pushtetit. 

KANDIDATËT PS NË VLORË
1 EDI RAMA
2 VALENTINA LESKAJ
3 KOÇO KOKËDHIMA
4 LUIZA XHUVANI
5 FATMIR TOÇI
6 ANDREA MARTO
7 EDMOND LEKA
8 SHUAIP BEQIRI
9 MIRA SHEHU
10 SHEME LULO
11 SOKOL BANA
12 NEIME GJIKA
13 GENCI KOJDHELI
14 NORETA KALCUNI
15 INES STASA

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›