E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreziku nga vaksina Infanrix Hexa, Ministria e Shendetësisë garanton: U tërhoq nga tregu!

TIRANË-Vaksinat tek bebet, hapet debati. Kompania që e prodhon vaksinën Infanrix Hexa, GlaxoSmithKline ka kërkuar tërheqjen urgjente nga tregu për 19 vende në botë, përfshirë dhe Shqipërinë.

Urdhëri nga GlaxomithKline është dhënë në muajin 4 tetor 2012, arsyeja, sepse nga kontrolli është gjetur prania e një bakteri të rrezikshem në disa lote prodhimi të vaksinës të Infanrix Hexa. Vendet e përfshira janë: Shqipëria, Australia, Belgjikë, Brazil, Kanada, Cekia, Qipro, Franca, Gjermania, Greqia, Liban, Malajzia, Malta, Hollandas, Katar, Rumania, Sllovakia, Spanja, Britania e Madhe dhe Vietnami.

Sipas kompanisë prodhuese, nga kontrollet e bëra janë gjetur dhe fakte mbi ndotjen në vendet ku vaksina prodhohet.

Kjo lloj vaksine iu jepet fëmijëve në tre doza, në moshën 3, 5 dhe 11 muajsh, me qëllim rritjen e imunitetit të fëmijëve ndajh sëmundje si, difteria, tetanosi, poliomieliti, hepatiti B dhe kolla e mirë.

Urdhri është dhënë në muajin Tetor dhe ne Shqiperi zyrtarisht konfirmohet se vaksina eshte terhequr nga tregu farmaceutik.

Ministria e Shendetesise
Gazmend Bejtja, drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë qetësoi sot opinionin publik duke argumentuar se
vaksina Infanrix Hexa është tërhequr nga tregu farmaceutik shqiptar, në muajin tetor të vitit të kaluar, pikërisht kur kompania që e prodhoi dha urdhër që vaksina të mos përdorej.

“Kjo vaksinë nisi të jepte diarre dhe të vjella dhe për t’i paraprirë cdo situate kompania ka marrë vendimin që në fillim të tetorit dhe u ka bërë njoftim që ky lloj loti i këtij produkti mund të ishte i kontaminuar. Ky urdhër iu dha dhe përfaqësisë përkatëse dhe autoriteteve rregullatore në Shqipëri. Vaksina u fut në tregun shqiptar në mënyrë të ligjshme. Sasia e vaksinës në tregun shqiptar ishte vetëm 200 doza që u tërhoqën nga tregu konform rregullave”, tha Bejtja në një lidhje telefonike për NEWS24.

Bejtaj garantoi se vaksina nuk është pjesë e kalendarit të detyruar të vaksinave për fëmijët dhe si e tillë nuk përdoret as nga konsultoret.

“Infanrix Hexa, kjo është një vaksinë që i përket tregut të lirë, e do, mund ta porositesh ne farmaci. Nuk është vaksinë e sistemit të kalendarit të detyrueshëm të vaksinave. Është vaksinë jashtë këtij rrjeti”.

Bejtja theksoi se vaksinat që përdoren nga konsultoret janë të sigurta.
“Vaksinat në konsultore kanë rrjetin tyre të vaksinave dhe nuk përfshihet aty. Është plotësisht i sigurt sistemi i vaksinave në konsultore.Qeveria ka autorizuar UNICEF për të blerë vaksinat në kalendarin e detyruar për fëmijët shqiptarë. UNICEF mund të ndikojë madje dhe në uljen e cmimeve për vaksinat”.

(Pergatiti d.bonollari/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›