Beckham xhuxh para Gasol

Në ndeshjen e djeshme të Los Angeles Lakers, në “Staples Center” u duk sikur u takua Davidi me Goliathin.
Futbollisti i Los Angeles Galaxy, David Beckham, u duk si një xhuxh i vërtetë kur takoi basketbollistin e Los Angeles Lakers, Pau Gasol, 2.13 metra i gjatë.
David është 1.82 metra, por në praninë e qendrës spanjolle dukej shumë i shkurtër.
Është hera e dytë brenda javës që Beckham preket në sedër. Bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, deklaroi para pak ditësh se David duket shumë i shëmtuar në mëngjes, sapo zgjohet.