Matt LeBlanc Ngjaj me Joey

“Të njihem si Joey bën që të tjerët të më nënvlerësojnë. Duke qenë se e kam luajtur për 12 vite me radhë këtë personazh, njerëzit mendojnë se edhe unë jam pak a shumë si Joey”, u shpreh LeBlanc.
“Duke interpretuar një personazh “budalla” përhapet mendimi se vetëm atë lloj personazhi mund të interpretosh, por nuk mund të thuhet se kam interpretuar vetveten”, shtoi aktori.
Gjithsesi, nuk është se Matt LeBlanc dhe Joey nuk kanë asgjë të përbashkët.
“Mbase jam njeriu më dembel në botë. Gjëja që më pëlqen më shumë është të mos bëj asgjë”, rrëfen Matt.
E njëjta gjë vlen edhe për Joey, të cilin të gjithë fansat e serialit ‘Friends’ e mbajnë mend të ulur në kolltukun e tij duke parë televizor, me telekomandën në dorë dhe me një picë në prehër.