E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fanset e Bieber kercenojne Selena Gomez

Pasi janë fotografuar së bashku në disa raste, janë përhapur zërat se aktorja Selena Gomez dhe këngëtari adoleshent Justin Bieber janë lidhur.

Kjo gjë ka mërzitur fanset e shumta të Bieber të cilat kanë kërcënuar nëpërmjet ‘Twitter’-it Selenën.

“Të betohem që do të të vras!” dhe “Nëse je lidhur me Justin do të të vras, të urrej!” ishin dy nga mesazhet që i dedikoheshin aktores adoleshente.

Edhe pse pak kohë më parë dy artistët e rinj në moshë (por shumë të famshëm) kanë përgënjeshtruar faktin se janë të lidhur, dyshimet nuk janë shuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›