Kengetarja angleze Mbreteresha ka rrjedhur

Këngëtarja angleze Charlotte Church befasoi të gjithë vendin me një intervistë të publikuar sot në faqet e së përditshmes “The Sun”, në të cilën e konsideronte Mbretëreshën si një “plakë të rrjedhur”.
”E kam takuar shtatë herë dhe asnjëherë nuk më mban mend”, deklaroi këngëtarja për Madhërinë e Saj 84-vjeçare. “Kur bisedon me të kupton se është thjesht një grua e moshuar, e cila nuk e ka idenë se çfarë po ndodh përreth. Më vjen keq për të”.
Charlotte zbuloi edhe një bisedë me ish-Kryeministrin Tony Blair. “I thashë se përse duhet të paguash taksa si një i rritur që 12 vjeç, kur ke të drejtë për të votuar vetëm 18”, kujtoi Church.