Beckhamët lënë femrat në shtëpi

Babi David me djalin e tij Romeo dhe dy të tjerët kanë shijuar së bashku një ndeshje basketbolli ndërsa mami Victoria duket se ka preferuar të qëndrojë me pjesën tjetër të familjes, me vajzën Harper.
Futbollisti i rrethuar nga djemtë e tij Cruz 7 vjeç, Romeo 10 vjeç dhe Brooklyn 13 vjeç kanë parë së bashku ndeshjen e LA Lakers.
Djemtë të veshur në mënyrë sportive ashtu si babai i tyre janë kënaqur së shumti ku nuk kanë munguar as brohoritjet dhe përqafimet mes tyre./Indeksonline/.