Shqiptarja shtatzënë me portierin e Manchesterit

Lindegaard ka pohuar se ai dhe bukuroshja e tij Beqiri janë në pritje të një fëmije të gjinisë mashkullore.
Shumë është folur këto ditë nëpër mediat skandinave e pikërisht në ato daneze, se portieri i Mançester United, Anders Lindegaard, për herë të parë do të bëhet baba nga lidhja e tij me bukuroshen me origjinë shqiptare, modelen Missé Beqiri.
Lindegaard i ka pohuar duke thënë se ai dhe bukuroshja e tij Beqiri janë në pritje të një fëmije të gjinisë mashkullore.
Këtë lajm Anders e ka bërë të ditur përmes profileve të tij zyrtare duke shkruar: ‘’Dhe kemi një lajm të mirë të cilin duam ta ndajmë me botën''.
Ose më mirë për të mos e fshehur, duke qenë se unë dhe Missja jemi përdorues të mëdhenj të botës virtuale, por duke qenë shpeshherë pre e thashethemeve nga media të ndryshme për jetën private, këtu po ua themi të gjithë atyre që duan të dinë të vërtetën, po, Missé është shtatzënë’’, ka shkruar kështu Lindegaard. Anders dhe Missé ka më shumë se një vit që frekuentojnë njëri-tjetrin duke bashkëjetuar e duke shijuar dashurinë.
Missé është një modele shumë e njohur në shtetet skandinave, ajo ka pozuar nudo për disa revista atje, si dhe është shfaqur për herë të parë edhe në revistën Vogue edicioni grek./Indeksonline/.