Beyonce me libër gatimi
Ylli i muzikës, Beyonce, mësohet se po planifikon të botojë një libër me recetat e saj të preferuara në kuzhinë. Ajo është frymëzuar nga aktorja Gwyneth Paltrow, ndaj tani dëshiron që ushqimet e saj t’i ndajë me fansat. Kjo gjë është mësuar, ndërsa Beyonce Knowles u bashkua me ish-anëtaret e grupit të dikurshëm “Destiny's Child”, Kelly Rowland dhe Michelle Williams, në hotelin “Standard” në New York. Treshja u bë bashkë për një festë, për nder të albumit të Kelly-t, që titullohet “Here I Am”. Vajzat u pyetën nga gazetarët se a do të bashkohen sërish në një të ardhme dhe Kelly u përgjigj se nuk kanë biseduar për këtë gjë, sipas saj “edhe pse takohemi çdo javë”. Duket që përgjigjja është “jo”, pasi veçanërisht Beyonce, e cila është shumë e angazhuar me koncerte anë e mbanë globit, po ecën shumë mirë me karrierën e saj solo.