Becks lavdëron Ronaldon

Nga Express më 18 korrik 2011 në ora 16:05
Mesfushori i LA Galaxy, David Beckham e ka lavdëruar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Portugezi e shënoi njërin nga katër golat e ekipit madrilen, në fitoren 4:1 ndaj ekipit amerikan, ku luan mesfushori anglez.
“Ai është talent i madh. Goli i Ronaldos ishte i shkëlqyeshëm. Ai mund të bëjë çka të dojë me topin. Edhe gjatë javës e kam thënë se ai nuk është vetëm njëri prej lojtarëve me teknikën më të përsosur në botë. Ai punon fort, ngase pa punë nuk do të mund ta arrinte këtë nivel. Ai është i jashtëzakonshëm”, tha Beckham.