Nuk premtoj tituj. Mourinho dritheron tifozet

Jose Mourinho kthehet sërish në protagonist, ndërsa mjafton vetëm një konferencë për shtyp që mediat botërore të flasin për trajnerin portugez. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Reali i Madridit vazhdon fazën përgatitore tekniku ka ngrirë të gjithë tifozët madrilenë, duke u shprehur se nuk mund të premtojë fitimin e titullit në Spanjë apo në Ligën e Kampioneve.
“Nuk mund të them se çfarë më pëlqen të fitojë, titullin apo Champions. Ne luajmë gjithmonë për të fituar. Sezonin e fundit fituam një Kupë që i mungonte prej 20 vjetësh Realit, por e dimë mirë që titulli dhe Liga e Kampioneve janë më të rëndësishëm. Nuk mund të premtojmë tituj, por vetëm që do të punojmë shumë”, ka thënë Mourinho.
Deklarata e portugezit pritet të mos i pëlqejë drejtuesve të klubit me në krye presidentin Florentino Perez, i cili tranferoi me bujë Jose Mourinnhon me objektivin kryesor për t’i dhënë fund dominimit të Barcelonës. Kjo gjë nuk ndodhi në sezonin e parë të trajnerin të Primera Division, ndërkohë që Reali i Madridit ka bërë sërish një merkato të cmendur për t’u kthyer te titulli kampion në Spanjë dhe suksesi në Ligën e Kampioneve.
Nertan Prifti