E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho: Ekipi më i mirë u eliminua

Ylli i Brazilit, Robinho beson se ekipi i tij luajti më mirë se sa Paraguai, pavarësisht se u eliminua nga Copa America. Brazilianët u mposhtën në penalti nga Paraguai pasi ndeshja çerekfinale e garës përfundoi me barazim pa gola.

“Mendoj se kaluam një Copa America shumë të mirë. Ne duhet ta çojmë kokën dhe të ecim më tej. Është për të ardhur keq që nuk jemi kampionë. Ishim më të mirë dhe humbëm në penalti. Ekipi ynë ishte shumë më i mirë, ne kemi ushtruar penaltitë, por nuk funksionoi”, ka thënë Robinho.

Sulmuesi i Milanit po ashtu ka kritikuar gjendjen e keqe të fushës për mungesën e golave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›