E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beder Komuniteti Mysliman aplikon per hapjen e universitetit

Komuniteti Mysliman i Shqiperise ka dorezuar para pak ditesh dosjen e aplikimit ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences. Kryetari i KMSH-se ka firmosur kerkesen zyrtare drejtuar ministrit te Arsimit dhe Shkences z. Myqerem Tafaj per licencimin e universitetit qe do te themeloje Komuniteti Mysliman. Universiteti ploteson keshtu te gjithe ciklin e arsimit pas atij parauniversitar qe ka filluar me rihapjen e medreseve ne vitin 1991 - deklaroi Komuniteti Mysliman i Shqiperise.

Kryesia e KMSH-se ne shtator te 2010-s fillimisht ka caktuar komisionin qe do te merrej me hartimin e dosjes se aplikimit e cila perbehej nga z. Bujar Spahiu z. Genti Kruja z. Altin Shima dhe z. Dorian Demetja.

Pas nje pune disamujore nga komisioni ata kane dorezuar sot zyrtarisht ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences te gjitha dosjet dhe dokumentet sipas udhezimeve perkatese te ministrise per licencimin e arsimit privat ne kete rast per hapjen e universitetit dosje keto te perbera nga mijera faqe - deklaroi KMSH.

Universiteti qe do te hapet vitin e ardhshem akademik 2011-2012 do te kete dy fakultete pese departamente dhe tri qendra kerkimore dhe zhvillimore. Fakulteti i pare do te jete ai i Shkencave Sociale me tri dege ate te Shkencave Islame Degen e Shkencave te Komunikimit dhe Marredhenieve me Publikun dhe Degen e Drejtesise. Ne kete fakultet do te ekzistoje edhe Qendra Kerkimore per Dialog Nderfetar. Fakulteti tjeter do te jete ai i Gjuheve te Huaja me dy dege perkatesisht Dega e Gjuhe-Letersise Angleze dhe Dega e Gjuhe-Letersise Turke. Ne kete fakultet do te jene edhe dy qendra kerkimore ajo per Gjuhe-Letersi Shqipe si edhe Qendra Kerkimore per Gjuhe-Letersi Arabe.

Pas propozimit te bere nga ana e Komisionit te Arsimit kryesia e KMSH-se me vendim te posacem e ka emertuar universitetin me emrin Beder. Emertimi i universitetit me emrin Beder ka pasur shume arsye - thote KMSH duke parashtruar kuptimin terminologjik pasi Beder do te thote Hene e plote. Ne emertimin e universitetitBedereshte perdorur ne kuptimin si Hena e plote qe ndricon erresiren. Beder si drita e dijes qe ndricon mendjet. Si drita e besimit qe ndricon zemrat. Si drita e edukimit qe ndricon shoqerine - thote KMSH.

Ne kuptimin historik te fese islame Beder eshte nje prej epiteteve dhe cilesive qe eshte thirrur Profeti Muhamed a.s. ne momentin e hyrjes ne Medine moment qe do te hapte epoken e re duke u quajtur edhe si viti i pare i kalendarit henor Hixhri sipas te cilit shenohen te gjitha festat dhe datat e vecanta ne Islam. Beder eshte emertim vendi ku kane ndodhur ngjarje te rendesishme ne historine islame gjate jetes se Profetit Muhamed a.s..

Gjithashtu BEDEumlR do te jete edhe bashkimi i inicialeve te fjaleve qe do te jene themelet e ketij universiteti Besim Edukim Dije Eumlnderr dhe Realitet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›