Peshku që kushton 396 mijë dollarë
Nga Express më 10 janar 2011 në ora 10:48
Një peshku tuna është shitur në një ankand në tregun e peshqve në Tokio për shifrën rekorde prej 32.49 milionë jenë apo 396 mijë dollarë, transmetojnë mediet amerikane.
Çmimi i tunës, e rëndë 342 kilogramë, ka kaluar rekordin aktual nga viti 2001, kur tuna e rëndë 202 kilogramë u shit për 20.2 milionë jenë, ka deklaruar zëdhënësi i tregut Tsuki, tregu më i madh në botë për shitjen me shumicë të peshqve.
Tuna gjigante është kapur afër brigjeve të Japonisë veriore, dhe ishte njëra nga 538 tunat që u sollën dje nga e gjithë bota në ankandin në Tsuki.
Çmimi rekord u ka sjellë fitim të mirë peshkatarëve, duke marrë 95 mijë jenë apo 1 150 dollarë për një kilogram të tunës.