Kapshtice e Kakavije radhe te gjata emigrantesh drejt Greqise
Mbarimi i festave te fundvitit dhe fillimi i punes dhe apo dhe shkollave te femijeve kane shtuar ikjet e emigranteve shqiptare drejt Greqise dhe Italise. Radhe kilometrike mund te quhen ato ne dy pikat kufitare tokesore qe lidhin Shqiperine me Greqine Kapshtice dhe Kakavije ndonese po punohet me kapacitet te plote. Ne tri radhe kane qene makinat dhe autobuset drejt Greqise ne piken doganore te Kapshtices per shkak te fluksit te madh duke detyruar palen shqiptare te punoje me 8 sportele ndersa palen greke me pese sportele. Po e njejte paraqitet gjendja edhe ne piken tjeter kufitare ndersa pala shqiptare eshte duke punuar per te ulur sa te jete e mundur radhet e gjata ne kufi dhe per tu ardhur ne ndihme emigranteve shqiptare sidomos atyre qe udhetojne me femijet. Shkak per kete fluks eshte bere nisja e punes apo dhe shkollave per emigrantet dhe femijet e tyre. Fluksi ka qene i madh pasi emigrantet kane preferuar te rrine edhe pak kohe me teper me te afermit duke e lene te gjithe kthimin per ne fundjave. Kjo ka sjelle edhe shtimin e automjeteve ne kufi dhe per pasoje krijimin e radheve te gjata. E njejte paraqitet situata edhe per kthimin e emigranteve drejt Italise. Numer te madh emigrantesh gjen edhe ne dy portet e medha te vendit Durres dhe Vlore me emigrante shqiptare qe po kthehen ne banesat dhe punet e tyre ne Itali. Edhe ne dy portet eshte duke u punuar me kapacitet te plote. Policia kufitare ka shtuar sportelet e saj dhe ka rritur kontrollet ndaj automjeteve dhe pasagjereve per te shmangur kalimin e kufirit nga persona ne kerkim apo me precedente penale qe shfrytezojne pikerisht ditet e fluksit per te tentuar largimin nga vendi si dhe trafikimin e lendeve narkotike.