Konomi: Më zgjodhën italianët

Arian Konomi, i cili kishte qenë analist i Big Brother Albania për tri edicione në një intervistë për Bluetooth, thotë se ai është zgjedhur nga italianët për të qenë analist i këtij emisioni.
Në Top Channel, Konomi kishte ardhur pas një përvoje nëpër mediat e atjeshme, ku kishte punuar në mediat italiane, ndërkaq karriera e tij më e ndritshme ishte gjatë kohës sa punoi në studiot italiane të RAI-it përderisa ka qenë edhe këshilltar i Presidentit të Republikës.
“Gjërat janë të bukura kur janë intensive dhe kur nuk zgjaten shumë në kohë, sepse fillojnë e humbasin vlerën dhe rëndësinë e tyre. Unë isha për dy vjet rresht opinionist dhe siç e kam thënë shpesh, ishte një eksperiencë jo vetëm e veçantë por edhe bukur, nga e cila patjetër do të ruaj përshtypje dhe kujtime nga më të mirat”, ka thënë ai në këtë intervistë.
Tani ai thotë se e ndien mungesën e të mos qenit opinionist në BBA 4, përderisa thotë se ka qenë pjesë e tij dhe shumë njerëz e kanë parë si të këtillë.
“Ky ndryshim, ishte edhe një vendim i organizatorëve. Në vitet e kaluara unë kam punuar me një nga autoret dhe ekspertet e televizionit italian, Grazia Placido, e cila ka qenë autore e ‘Grande Fratello’ 2 dhe 3 në Itali. Ishte pikërisht ajo që më zgjodhi dhe mua për opinionist”, ka zbuluar Konomi, i cili ka qenë edhe këshilltar i Presidentit Moisiu.