Fermeri, miqësi me kafshën e rrezikshme
Nga Express më 10 janar 2011 në ora 10:50
Marius e ka marrë kafshën që kur ishte 5-muajshe dhe madje i ka ndërtuar një pellg 18 metra të thellë dhe 200 metra të gjerë, ku hipopotami i quajtur Humphrey mund të lëvizë lirshëm.
Hipopotami është një nga kafshët më të rrezikshme në të gjithë Afrikën. Por, një fermer nga Afrika e Jugut ka lidhur një miqësi të ngushtë me një kafshë të tillë. Hipopotami e ndihmon fermerin Marius Els për të kaluar lumin, në mënyrë që të arrijë te ferma e tij. Tashmë Humphrey është 6 vjeç dhe peshon 1200 kg. Marius shprehet:
“Njerëzit mendojnë se mund të kesh marrëdhënie vetëm me qentë ose macet. Ata nuk e kuptojnë lidhjen time me Humphreyn. Nuk kuptojnë që mund të kesh marrëdhënie edhe me kafshën më të rrezikshme të Afrikës.”