E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, zjarr në rrëzë të malit Balldren, në rrezik banesat

LEZHE-Një zjarr i fuqishëm në afërsi të qytetit të Lezhës ka vënë në rrezik dhjetra banesa aty pranë.
Mësohet se zjarri ka shpërthyer sot ne mesdite në rrëzë të malit Balldren ku dhe ndodhen shumë banesa. Zjarrfikësit ndodhet në vendgjarje dhe po përpiqen të lokalizojnë vatrën e zjarrit.
Në ndihmë të tyre janë afruar dhe shumë banorë që me mjete rrethanore po mundohen të shuajnë zjarrin.’
Nuk dihet ende nëse është një zjarrvënie e qëllimshme apo aksidentale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›