Greqi,sulm në një shkollë, 4 të plagosur

Një person i armatosur ka hyrë në ambientet e një shkollë në Athinë dhe ka hapur zjarr ndah nxënësve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen "Egaleo" ku një person ka hapur zjarr ndaj nxënësve. Policia e Athinës konfirmoi se 4 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat dhe bashkë me ta edhe autori. Sipas policisë agresori është nje 19-vjecar grek dhe është vetëplagosur, ndërsa përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Në gjendje kritike ndodhet edhe njëri prej të plagosurve, ndërsa tre të tjerët kanë marrë plagë të lehta.