E Shtunë, 31 Tetor 2026

Befason David Braun: Jam impotent, s’kam abuzuar

Gjyqi ndaj “babait” te qendres “Femijet e tij”, i akuzuar per pedofili, arrin fazen kulminante. David Braun befason trupin gjykues dhe organin e akuzes me deklaraten qe ka bere diten e djeshme ne sallen e gjyqit me dyer te mbyllura ne Tirane. “Jam impotent dhe nuk kam perdhunuar femijet, te cilet me akuzojne”, eshte shprehur 56-vjecari ne deshmine e tij te dhene dje para trupit gjykues, ndersa akuzohet per “marredhenie homoseksuale me te mitur”. Ka qene vete i pandehuri nga Britania e Madhe, qe i kerkoi gjyqtarit Gerd Hoxha te bente nje deklarate. Ai ka mohuar para trupit gjykues kryerjen e marredhenie homoseksuale me te miturit e qendres, duke u justifikuar me faktin qe ky i fundit ishte impotent. Nderkohe qe prokuroria i ka vene ne dispozicion gjykates edhe disa fotografi, te cilat u jane bere femijeve, si dhe ekspertiza mjekoligjore, ne te cilat vertetohet qe keta te fundit jane abuzuar seksualisht. Nderkohe qe do t’i takoje gjykates qe te verifikoje nese Braun eshte apo jo impotent, ashtu edhe sic ka pretenduar ne seancen e djeshme. Ne ditet e ardhshme pritet qe t’i behet nje ekspertize mjekoligjore edhe 56-vjecarit per te vertetuar deklaraten e tij. Kunderpergjigjja e te pandehurit ka ardhur menjehere pas kater deshmive te bera nga femijet, te cilet ishin dhunuar seksualisht prej tij. Te miturit kane rrefyer tmerret e perjetuara prej Braun dhe dy miqve te tij, tashme te ekstraduar. Gjate video-konferences ne gjykate, femijet kane bere te ditur se i pandehuri ka perdorur edhe leckat e dyshemese ndaj tyre per t’u zene gojen qe te mos bertisnin gjate abuzimeve seksuale. Nje tjeter deshmi tronditese ka qene ajo se si i pandehuri u lexonte biblen dhe me pas abuzonte seksualisht.

Abuzimet, nen akuze dhe dy te tjere

David Braun u arrestua me 16 maj te vitit 2006, se bashku me ndihmesit e tjere ne shtepine “Femijet e tij”, te cilen e drejtonte ne Tirane. Nen akuze jane edhe dy bashkatdhetaret e tij, James Arnold dhe Dino Christodoulu, te ekstraduar dy jave me pare nga Interpoli, qe gjykohen me vete.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›