Masakra e Qafe-Gjashtes, prokuroria zhvarros policin
Redinalda Caushaj
Prokuroria e Krimeve te Renda zhvarros policin e masakruar ne Qafe-Gjashte gjate trazirave te vitit 1997. Nje grup ekspertesh kane kryer keqyrjen e trupit per te verifikuar nese ish-agjenti Gjergj Mehmeti, i Komisariatit Sarande ishte djegur i gjalle dhe me pas vrare, apo e kunderta. Rihapja e dosjes per kete ngjarje, te ndodhur me 4 mars 1997, coi ne qeli 5 persona te dyshuar si autore, nderkohe qe dy te tjere jane shpallur ne kerkim. Po diten e djeshme, trupi i te ndjerit eshte vendosur ne Pallatin e Kultures Tepelene per homazhe nga qytetaret, kurse sot pritet te rivarroset ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit ne Tirane, pas titullit te ish-presidentit Alfred Moisiu, ne vitin 2006. Mengjesin e djeshem, nje grup hetuesish nga Prokuroria e Krimeve te Renda dhe Policia e Shtetit kane udhetuar drejt Tepelenes, per te marre pjese ne zhvarrimin e policit Gjergj Mehmeti. Urdhri eshte nxjerre nga institucioni i akuzes, per te verifikuar disa dyshime qe kane lindur gjate rihetimit te dosjes vitin e kaluar. Viktimes do t’i kryen edhe disa ekspertiza mjekoligjore, te cilat do t’i bashkengjiten dosjes se njohur me emrin “Masakra e Qafe- Gjashtes”. Burime zyrtare thane se gjate hetimeve te kryera ka pasur nevoje te saktesohet nese ne trupin e viktimes ka pasur plage plumbash pasi eshte djegur. Verifikimet e eksperteve pritet te zbardhin te verteten ne lidhje me ekzekutimin e ish-efektivit te Drejtorise se Policise Vlore, Gjergj Mehmenti. Gjate sulmit jane plagosur edhe dy efektive te tjere, mes te cileve ish-shefi i krimeve Vlore, Sokol Bizhga, sot efektiv me sherbim ne qytetin e Beratit. Personat e armatosur moren peng edhe efektivin Edi Alia, por pas torturave e liruan, pasi dyshonin se ishte agjent i SHIK-ut. Sipas deshmive, polici Mehmeti eshte shpuar me bajoneta dhe me pas ne gjendje te rende eshte sperkatur me napalm dhe djegur i gjalle. Ne mjetin ku udhetonin efektivet eshte hedhur edhe nje sasi eksplozivi, nderkohe qe Bizhga ka mbetur i plagosur ne kembe. Prokuroria do te percaktoje pas ekspertizes edhe plaget qe sollen vdekjen e 25-vjecarit Mehmeti. Pese jane te akuzuarit per masakren e Qafe-Gjashtes, te cilet u vune ne pranga ne saje te operacionit te koduar “Mars ‘97”, me 14 nentor te vitit te kaluar. Prokuroria ka akuzuar te ndaluarit Vladimir Sinani, 52 vjec, Nestor Sinani, 50 vjec, Alqi Paguni, 36 vjec, Edmond Sejko, 36 vjec dhe Eduart Cipa, 37 vjec.
Pas homazheve, sot rivarrimi ne Tirane
Diten e sotme, ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit ne Tirane, do te zhvillohet ceremonia e rivarrimit te efektivit te policise, Gjergj Mehmeti. Ish-oficeri i krimeve humbi jeten ne krye te detyres, me 4 mars 1997, ne Qafen e Gjashtes, ndersa dje i jane