E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme ndërkufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit

Militantët nga Afganistani kanë sulmuar post-blloqet e ushtrisë pakistaneze në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë tre ushtarë dhe plagosur katër të tjerë.

Autoritetet pakistaneze deklarojnë se sulmet me predha dhe armë të tjera të rënda ndodhën në fshatin kufitar Arandu.

Sulmet ndërkufitare ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit janë rritur dukshëm në muajt e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›