Kosova njeh Keshillin Kombetar te Libise

Qeveria e Kosovës ka njohur zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Tranzicionit si institutin legjitim për udhëheqjen e Libisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme në Prishtinë, përmes një komunikate për shtyp, në të cilën thuhet se ministri Enver Hoxhaj i ka dërguar një letër kreut të Këshillit, Mahmoud Xibril.
“Në emër të qeverisë sonë jam i lumtur t’ju informoj që Republika e Kosovës njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Tranzicionit, si autoritetin e vetëm qeverisës në Libi”, shprehet Hoxhaj në mesazhin e tij.