Bashkëpunimi SHBA-Kinë, shkatërrohet rrjeti kinez i pedofilisë

Një operacion i përbashkët i policive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës ka shkatërruar një rrjet kinez pornografie të fëmijëve në Neë York.Lajmin e ka bërë të ditur Policia kineze,e cila ka treguar për një operacion të jashtëzakonshëm të përbashkët me FBI-në. Ministria e Brendshme kineze njoftoi se në kuadër të këtij aksioni ka arrestuar dhjetë persona që kishin lidhje me rrjetin kinez në SHBA, ndërsa thekois se ata kishin zhvilluar një strategji pornografie në gjuhën kineze. Sipas agjenisë Reutres Pekin zyrtar tha se ky ishte aksioni më i madh kundër një rrjeti kinez pornografie.
"Ky aksion i përbashkët shënon operacionin tonë të parë në kuadër të luftës kundër rrjeteve të pornografisë. Kemi goditur rrjet ndërkombëtar", theksohet në një komunikatë të përbashkët.
Autoritetet deklaruan se dhjetëra uebfaqe pornografike të drejtuar nga grupi kishin më shumë se dhjetë milionë anëtarë. Ndërkohë hetuesit amerikanë kanë shprehur një falënderim të veçantë për Ministrinë kineze të Sigurisë Publike për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina më herët nuk kishin bërë ndonjë aksion të përbashkët, madje këto dy vende kishin përplasje më njera tjetrën deri në atë fazë sa Kina bllokoi për një kohë kërkimet në gjigandin kompjuterikë amerikanë, si "Google".