Begiristain, drejtor në Man City

Manchester City ka emëruar ish drejtorin teknik të Barcelonës, Txiki Begiristain në postin e drejtorit të futbollit në strategjinë e ristrukturimit të kryesisë së klubit në Eastlands.
Begiristain do të punojë me menaxherin Roberto Mancini dhe ndihmojë atij rreth përforcimeve në ekipin e parë dhe çështjeve tjera, njoftoi City nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen e kampionit të Premierligës.
Ish reprezentuesi spanjoll punoi në detyrë të njëjtë për shtatë vite te Barcelona para largimit nga klubi më 2010.