E Diel, 1 Nëntor 2026

Behar Gjoka: Tabloja e letrave shqipe, premtuese Nga Albert Vataj

Kakohe qe me ngucate vullnesa me ndermarr nje yshtje kumtuese dhe sakaq me deshmu nepermjet nje bashkebisedimi me krijuesin dhe studiuesin, Behar Gjoka, se ku ishte, asht, dhe per ku asht nis letersia shqipe. I ndjekur turravrap nga pergjegjesia promovuese, e nje universi te paane dhe nje rilievi capraz, ftova ne nje bisede per "Koha Jone", ate qe pa shume modesti personale, me ka kand me librat dhe guximin e tij, si tekstshkryes ashtu edhe vullnetmire. I veshun me petkat e nje modestie solemne, si ne qasjet e tij krijuese, dhe ne ate kumtuese, Gjoka meton misionarin e njeriut te sakrifices, Maratonomakun e ngarendjes neper terrin e shtresum te kohes se diktatures, per me nxjerr prej andej driten e bardhe qe dergjej nen thundren e harreses. Si ne krijimtari, ashtu edhe ne studime, dallojme qartazi qemtuesin symprehte e kunguesin buzeholle. Duke preferuar me shume ishullin e tij te mrekullive, se sa xhunglen mediatike, ai ze rendin e shume prej atyre qe i njohim pak, i cmojme jo sa duhet, dhe mbartim mbi veten dhe kohen pendesen e te nesermes. Asaj koheardhje qe do te zbuloje para nesh se kush ishin ata. Per Behar Gjoken dhe shumekend tjeter te mrum ne kete maxhe, krijimi asht panteoni i gjenialiteteve, i vendosun ne perditshmerine rutinore. S'duhet domosdo kohe e potershme e tehutje historike e shoqnore per me ju perkushtu nje tekstshkrimi qe merr persiper cudiberjen dhe te drejten per me ardh tek ne si nje kryeveper. Mjafton perkushtimi, dhe vullnesa dritebardhe qe nje tekst te shkruhet, masmirit, per vete, per lexuesin dhe per brezat, qe tash e marrin si nje testament. Kete, bashkebiseduesi yne e di fort mire, dhe e ysht fort urtesisht drejt shtigjeve ku i gjegjet brendia.

Kontributi i Behar Gjokes ne tekstet studimore shqipe meton nje tipar dallues dhe ndikues ne tekstshkrimin shqip dhe ne hedhjen drite ne terratine e thelle qe kishte mbytur personazhe dhe protagoniste te rendesishem te letersise dhe kultures shqipe. Fal punes dhe perkushtimit, ne kemi te qartesuar ne qiellin e tyre shume yje qe ndrisin ne universin letrar. Oret e pafundme dhe Golgota e gjate dhe e mundimshme per t'i qemtuar deri ne skutat me te erreta, ku regjimi dhe anatema i kishin degdisur autore si Martin Camaj, Kasem Trebeshina, Migjeni, etj, nuk u tret, por ra ne pah, semboi mendjen dhe shkundi plogeshtine e institucioneve keqyrjes tekstshkruese, te cilet e vleresuan me disa cmime kombetare per punen e tij studimore.

Nese do te kishim vetem nje alternative te perftimit kumtues profesional te Behar Gjokes, kush do te ishte; shkrimtar, studiues apo kritik?

Po te nisemi nga librat e botuar, jane nente tekste studimore dhe kater libra, me proze, ku libri i pare i perket vellimit me tregime, ndersa tre tekste e tjere jane te llojit te romanit, puna ngaterrohet disi. Me kritiken letrare, kam lidhje te hershme, ndonese per hir te se vertetes pak e kam levruar, mbase edhe per shkak te mungeses se hapesires me u shpreh, pra te nje reviste apo gazete te specifikuar ne kete lami, sepse ne vitin shkollor 1986-1987, kam mbaruar specializmin per kritiken letrare, prane Fakultetit Histori-Filologji. Megjithate, njeriu i letrave, para se gjithash eshte i lidhur me leximin, madje edhe si e vetmja dritare per te mos humbur ritmin e levrimit letrar. Me libra te botuar jam me shume studiues se sa shkrimtar.

A mendoni se ne te tashmen kemi te bejme me mungese te kritikes se artit, institucioneve kritike, qofshin keto dhe media, apo besoni se kjo arme mbrojtese e vlerave eshte kthyer ne nje shtrat ku flirton mediokriteti?

Ne te tashmen i dime te gjitha... Flasim paksa me seriozisht, gati-gati nuk e kemi sensin e kritikes, pra te pranimit te mungeses, e mbi te gjitha te rrekjes per ta pemiresuar situaten. Ne nje klime ku i dime te gjitha, ku gjithkushi rezervon te drejten per te dhene mendim per gjithcka, mungon pothuajse plotesisht analiza, e mbi te gjitha mungojne argumentat e mungeses apo pranise se vlerave. Atmosfera e mungestares se madhe, pra te shqyrtimeve kritike, ka bere qe kriza te shtrihet ne te gjithe hapesirat, ne art dhe letersi, ne median vizive dhe te shkruar. Ne art dhe letersi, kritika mungon, simbas bindjes time, sepse mungon edhe letersia, por ne kete rast argumentet shkojne madje deri tek niveli i shkolles se larte shqiptare, qe e ka per detyrim te pergadise ekspertet e fushes. Asnjeri prej universiteteve shqiptare, te artit dhe te filologjise, nuk ka as formalisht nje lende tille, aq me teper qe mesimdhenia e ketyre koheve, u ka rene per hise cuperlinave, nje term i Mehmet Krajes, qe kane marre gati te gjithe titujt e mundshem, vetemse librat e mirefillte studimore apo kritike, te tyre ende nuk po duken ne horizont. Pra, ne lidhje me kete moment mungesa e sotme, do te pasohet nga nje mungese edhe me e madhe neser. Nga ana tjeter, ne lidhje me librin, gjithnje e me shume po bie ne sy roli qe kane marre persiper botuesit, te cilet pervec moderimit normal, pra te nivelit te paraqitjes se nje libri, tashme gjithnje e me shume, po hyjne ne livadhin e kritikes dhe te studimeve letrare, duke e kundruar keshtu librin vetem si nje mall qe shitet. Ateherme, te thuash se po flirton me mediokritetin eshte zbukurim, nuk ka hapesire veprimi, prandaj me teper po noton ne paprani te shenjave letrare.

Si dhe sa ndikon mediatizimi ne promovimin e nje teksti apo autori?

Mediatizimi, eshte termi i gjetur, per te prekur nje plage qe sa vjen dhe po ze hapesiren kryesore, te pranise se librit. Sa vjen dhe po rritet numri i autoreve qe i perkasin politikes, madje majave te saj, te cilet kane te drejte te shkruajne cfare te duan, porse duke qene te mediatizuar, kryesisht per nivelet jashtelibrore, tashme po hyjne me furi ne radhen e shkruesve te librave, vecse duke na zbritur prej se larthi, pra me nje fiktivitet te rrokshem ne marredhenie me vleren, sespe paraqiten edhe si kulme qysh ne diten e pare te daljes nga shtypi te librave. Mjerisht, media e shkruar dhe vizive, po promovon gjithcka dhe shumecka, vleren dhe mungesen, e mbase edhe per shkak te gjykimit mesatar, sidomos te opinionisteve te medias, nje term ky i Milan Kunderes, te gazetareve dhe analisteve te shumeckaje. Shqetesimi tjeter, paksa me i rende se sa i pari, eshte se ne median shqiptare, pra vizive dhe te shkruar, ne qender eshte autori, me fame apo pa fame, politkane ose gazetare, duke u lene fare ne harrese teksti, qe na ka sjelle tek gjendja, qe kemi shume gjeni, por fare pak vlera artistike, qe realisht dhe estetikisht e kapercejne gardhin e letrave shqipe. Ekuilibri i permbysur, ku dytesorja eshte kryesore, pra autori i pranishem dhe teksti pothuajse i munguar, eshte nje tregues i terthoret dhe konkret i nivelit te mesimdhenies, ku dihet se doktore-profesorat tane, dje dhe sot, e kane orientuar leximin dhe vleresimin e artit nga autori, nga fama, pra vetem e vetem nga dysetorja...

Botimeve te deritashme shqipe, mendoni se shfaqin anemi dhe problematika, apo e shihni ate premtues dhe percues te nje tipari perfaqesues te letrave shqipshkruese?

Nese me botime te deritanishme kuptohet ajo cfare eshte botuar pas viteve '90 te shekullit te kaluar, dallojme tre prirje kryesore:

-Zbulimi i vepres letrare te Camajt, Pipes, Xhaferrit, Trebeshines, Pashkut etj. , si dhe rikthimi i vepres letrare te Fishtes, Konices, Skiroit, Kutelit, Koliqit etj. , si nje tregues i rikthimit te pashmangshem, te vlerave letrare te munguara ne panteonin e letrave shqipe.

- Rishkrimi i teksteve, madje edhe duke shenuar permbysje te formes dhe te permbajtjes, ne tekste kryesore te Kadarese, Agollit, Qoses, Arapit, qe qysh nga vitet 44 te shekullit te kaluar, jane percjellur si korifej te letrave shqipe.

- Perpelitja per te shkruar ndryshe, nga nje grupim i madhe autoresh, ne Shqiperi dhe ne trojet etnike, por qe deri me tani me teper ka kultivuar nje letersi cmimesh se sa vlerash te mirefillta letrare, gjithsesi pa mberritur qe te shkepuse penjte nga letersia e sherbeses se mehershme.

Nese do te kishim parasysh kete pamje, tabloja e letrave shqipe, nuk duket dhe aq keq, por nese varim shpresat tek grupimi i mbrame, pra cmimndaresit dhe cmimfituesit, gjasat jane qe do te duhen edhe shume tekste per te rrokur ndryshimin, e kaq shumepritur, ne menyre qe dilet nga anemia, qe askush nuk e di se si mbahet ne kembe kjo ngrehina e shpallur si letrare.

A ka ndikuar dhe a ka gjasa te ndikoje ne formesimin e mentaliteti shoqeror shqiptar, nje rryme letrare, nje autor apo nje brez krijuesish. Nese ka ndodhur dhe qaset te kthehet ne realitet, a mund te te na e rrefeni?

Historia e kultures shqiptare, po ashtu edhe te asaj te letrave shqipe, eshte me teper histori e individualiteteve, pra e personaliteteve qe kane nxitur ecjen e tyre, ndonese pergjithesisht ka patur nje mungese koherence te evolucionit letrar, krahasimisht me ate boteror. Megjithate, ne historine e letersise, ka patur dy moment qe kane nje vend te pervecem:

Se pari: "Shekulli i ndritshem" ose pjesa e pare e shekullit te XX, kur kemi nje rrekje serioze per te ecur ne njekoheshmeri me letraren e perbotshme, cka vjen edhe si larmi shkrimi, me poezine Fishtes, Poradecit, Asllanit, Migjenit, Nolit etj. Nga ana tjeter, kemi shkrimin e prozes moderne prej Konices, Koliqit, Kutelit etj. , e cila eci ne hulline e shkrimit modern.

Se dyti: Pas ketij harku kohor skena letrare sundohet nga realizmi socialist, qe i shtriu metastazat e veta ne gati gjysmen e globit, qe e futi letersine shqipe, sidomos te Shqiperise ne kthetrat e sherbeses ideologjike, por qe ne fakt e pasuroi letersine shqipe, sidomos me lavrimin e romanit. Mjafton te sjellesh ne mend tekstet romanore te Kadarese, Agollit, Qoses, etj. , por njekohesisht me te u zhvillua edhe letersia e ndryshme prej saj, ku spikaten emra te tille si Martin Camaj, Arshi Pipa, Kasem Trebeshina, Anton Pashku, Bilal Xhaferri etj.

Sa perfaqesuese e shihni letersine shqipe, perfshi ate te deridjeshme dhe kete te tashetutjeshmen me ate boterore. Nese kundroni se diku, dikush ka guxuar te ngrej krye, cilit do t'i leshoni ne duar kete trofe?

Ne fakt letersia shqipe, edhe tani eshte si nje ishull qe komunikon me shume me veten, pra gjendet si e rrethekuar ne gardhin e vete. Arsyet e moskomunikimit jane sa te "gjuhes se vogel", ku jo rastesisht e vendos ne thonjeza, po aq te nivelit, sepse pergjithesisht kemi nje vonese faze, krahasuar me ligjerimin letrar te perbotshem, afer dhe larg. Megjithate ka momente, te pervecme te komunikimit te letersise shqipe, sic eshte letersia e hershme shqipe, me Buzukun, Budin, Matrengen, Bardhin, Bogdanin, qe e vendosin letersine shqipe ne rrathet e Kunderreformacionit, nje procesi qe vijonte te sendertonte permasat e rilindjes europiane. Po, ashtu, ka mjaft gjasa, qe per nje loje si te maces me miun, te Kadarese me diktaturen, tekstet e tij, kryesisht romanet kane zgjuar kersherine tek lexuesi i perbotshem. Mendoj se pervoja shkrimore e Camajt dhe Pipes, vecmas per shkak te largimit prej Shqiperise se monizmit, e ushtruar ne Perendimit, ne fakt po ta kundrosh paksa ma vemendshem, ka sherbyer si nje ene e komunikimit te letrave shqipe me perendimin. Pra, ka momente kur jemi te pranishem, por ka edhe raste qe nuk njihen shume sic ka ngjare me mbetjen e Kutelit, vetem si nje margaritar i fjales shqipe, kur bart edhe kumte te universit letrar, cka do te zbulohej nese do te perkthehej ne permasat perfaqesuese te prozeshkrimit.

Pse letersia e huaj eshte me e kerkuar neper librari dhe me e kudogjendur ne bibliotekat personale?

Mendoni se tekstshkrimi shqip ende nuk e ka gjetur gjuhen e duhur te komunikimit me lexuesin?

Prirja deri ne adhurim ndaj letersise se huaj, qe ne fillim te viteve '90 te shekullit te kaluar shpalohej edhe si nje uri shpirterore dhe intelektuale, ngjet per shumecka, ku do te vecoja pranine e vleres, po ashtu edhe shkrimin e larmise letrare, ne shtjellat e modernitetit dhe pasmodenrnitetit, si dhe te hapjes se qenies shqiptare me boten, me te huajen, si nje nevoje shpirterore, se paku per ta marre trenin e fundit. Mendoj se levrimi letrar i gjuhes shqipe, ndonese ka sherbyer si ambasadori me i mire i prezantimit tone, serish do te duhet te lirohet nga detyrimet jashteletrare, te tipit te nje angazhmi ideologjik, te shkrimit te unifikuar si nje skeme qe nuk thote shume, e sidomos te nje zvarritje te shkrimit neper skutat e mehallave dhe katundeve te humbur. Jeta, leviz me shpjetesine e drites, andaj edhe ne shkrimin letrar ka nevoje per nje ritmike tjeter, mbase ka gjasa per nje temporitmike tjeter te brendshme te letrares dhe librores ne pergjithesi.

Nje krijues dhe konsumues i letersise shqipe per t'u germushur antivlerave qe kane zaptuar te tashmen e kumtimit, i ka cilesuar ata krijues dhe botues "si kriminel ekonologj", a pranoni kete note pesimizmi dhe rrethanat e kaosit ku ndodhet lexuesi?

Do te thoja ekziston, por askush nuk e ka matur nivelin e pranise se saj, me forma testimesh dhe analizash, sepse te konstatosh eshte vetemse fillim per ta pare ndryshe boten e letrave. Liria e shprehjes, pra edhe e asaj letrare, eshte nje e drejte e dyfishte, njerezore dhe kushtetuese, por ne kete hapesire te lirise, vihet re nje shtese e madhe e shkrimit, te lloje-llojeve tipe librash, historike, kujtimesh, refleksionesh, letrar dhe jo te tille, qe meqenese shkruhen nga individe te spikatur te skenes politike ose personave periferik letrar, pra duke marre keshtu borxh famen, vihen ne garen e determiminit te skenes se librit, nje beteje e fituar prej tyre, se paku ne rrafshin mediatik, por jo si konfirmim i vleres qe vjen prej leximit dhe shqyrtimit te tyre.

A mendoni se duhet te jete nje bord botimesh, apo apo nje tip kolegjiumi, i cili te marre persiper te disiplinoje tekstshkruesit, perkthyesit dhe botuesit, ne nje fare menyre te beje ligjin ne kete gjungel botimesh?

Ne fakt eshte nje mishmash i vertete, por trajtimi i ceshtjes duhet bere me kujdes, sepse nje kontroll me borde, kolegjume apo me forma te tjera na shpie tek censura e djeshme, por edhe mungesa e cdo lloji kontrolli ka sjelle kete amulli, ku shkrimi i librave, pavaresisht nese ka apo jo vlere, kundrohet si nje strehez ku mundet te strehohet kushdo, pavaresisht moshes dhe tipologjise shkrimore. Shpresoj, qe te marre fund, mbase edhe si nje aspekt i shperdorimit te lirise, qe mund te shkruhet gjithcka, ashtu sic shpresoj qe te kete marre fund shperdorimi i skllaverise si nenshtrim, ne te cilen notuam per disa mote ne diktature. Tani, ne shtepite botuese, ne median e shkruar dhe vizive, pergjithesisht ka fare pak ndermjetes, eksperte te librit, si recensues, redaktor, korektor, jo se emrat nuk shkruhen neper libra, porse ne shumicen e tyre jane fiktive dhe qe realisht nuk ndikojne tek procesi i pergaditjes dhe percjelljes se librit.

A jeni me parimin e mundesise, si shteg promovimi te vlerave, kur e sotmja na perball me shumesi mundesish dhe mjerim vlerash?

Ne fakt jemi ne nje moment reflektimi, kur edhe pse te rrethuar nga anitvlerat dhe vlerat, skemat dhe sprovat e ligjerimit letrar, te promovimit dhe pamundesise se paraqitjes se librave, qe dikur ka gjasa te na nxjerre ne shtegun e levrimit letrar, me pertej angazhimit, sherbeses dhe ankthit te shkrimtareve per tu bere te famshem, brenda nje ditenate, tashme ia kane mesy edhe politikanet, per ta sunduar perendeshen e artit te fjales, por le te shpresojme se eshte kalimtare... Kemi gjeni, por pak tekste letrare.

Mendoni se gegnishtja eshte e perjashtuar, dhe njiherash me te ata qe kumtuan vetem ne kete dialekt u kryqezuan nga anatema e socrealizmit dje dhe shihen venger nga rreptesia e standardit sot?

Mendoj se do te ishte shume me mire, po te kundrohej dhe trajtohej me termin gjitheperfshires, Shqipja si sistem, sepse ne fakt percaktimi i ketille perfshin gjithcka te saj, ku ben pjese gegnishtja, arberishtja dhe gjuha e njesuar, si dhe cdo deshmi e saj, ne diakroni dhe sinkroni. Kam mendimin se gegnishtja, pandarazi me te edhe arberishtja, qysh me Kongresin e drejtshkrimit te vitit 1972, kane zbritur nga froni, ku ishin ne te gjithe periudhat e ligjerimit te tyre, te folur apo te shkruar, si dy variante te konsoliduara, qysh me librat: Meshari i Buzukut per gegnishten dhe E mbasme e kershtene te Matrenges per arberishten. Pra, me drejtshkrimin e atij moment, ata duhet te kishin pushuar se ekzistuari. Por, me sa duket letersia, pra fale Camajt, Pipes, Pashkut, e ndonje tjetri, gegnishtja e ka vijuar ekzistencen e vete edhe si shkrim letrar. Po ashtu, ne saje te Voreo Ujkos, F. Altimarit,. M. Mandalas etj. , ka vijuar bulezimin e thekur, me shkrimin letrar edhe arberishtja. Pra, serish kemi nje mozaik letrar dhe gjuhesor, qe pertej rregulloreve te natyres gjuhesore dhe jashtegjuhesore, te periudhes se realizmit socialist, megjithate ka mberritur te mbijetoje.

Letersi shqipe, mendoni se i ka shpetuar kthetrave te socrealizmit. Apo ende shfaqen tiparet e saj karakteristike?

Mendoj se pa i bere nje analize te hollsishme pranise se realizmit socialist, ne poret e lavrimit te letrave shqipe, madje per nje kohe te gjate ne letersine dhe artin tone, nuk kemi shanse te shpetojme prej tij. Ne harkun e 20 viteve, pra te shembjes se diktatures, ne lamite e kultures, kane ngjare ndryshime me te vogla, sepse vete artit i fjales ka tjeter shtyse dhe inerci. Se paku, deri me tani, ka ngjare nje ndryshim i vogel, nga pasqyrimi bardhe e zi, tipikisht i realizmit socialist, kemi ardhur ne nje spekter te permbysur, zi dhe bardhe, qe te fanit nje situate te nje realizmi demokratik, nje kahje qe po pergadit dhe do te sjelle ndryshimin e madhe, shkeputjen perfundimtare nga letersia e sherbeses dhe angazhimit ideologjik, dhe dalja tashme vetemse ne fushen e lavrimit estetik. Bisedoi: Albert Vataj

Rajmonda Stefa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›