E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorehiqet Berluskoni

Kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja e tij pas takimit me Presidentin Giorgio Napoletano.
Pak minuta më parë ai mbërriti në pallatin

Kryeministri Silvio Berluskoni mbërriti në Presidencë për të dorëzuar dorëheqjen e tij tek Presidenti Giorgio Napoletano.

Makina e tij kaloi mes një turme të madhe prej qindra italianësh të mbledhur para pallatit presidencial me thirrje kundër tij.

Pak më herët, Presidenti italian Giorgio Napolitano dekretoi Ligjin për Stabilitetin, që nënkupton edhe masat antikrizë të BE-së, i cili mori dritën jeshile në Dhomën e Ulët të Parlamentit italian pasditen e të shtunës.

Ligji i Stabilitetit i miratuar sot, është ligji për buxhetin e shtetit i parashikuar për vitin 2012 dhe buxheti i reklamuar për vitet 2012-2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›