Obama fillon turneun në Azi dhe Paqësor

Obama do të jetë së pari mikpritësi i forumit ekonomik të Azi Paqësorit, i cili do të zhvillohet në vendlindjen e tij Honolulu të Havait.
Ai pritet të diskutojë për zonën e lirë tregtare të Paqësorit, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Australia, Brunei, Kili, Malajzia, Zelanda e Re, Peruja, Singapori dhe Vietnami.
Disa orë përpara nisjes së Obamas, kryeministri japonez, Joshiko Noda, njoftoi se vendi i tij do të marrë pjesë në bisedimet e përbashkëta për marrëveshjen e tregtisë së lirë.
Mbas një ndalese të shkurtër në Australi, Obama do të zhvillojë vizitën e tij të dytë në Indonezi, ku ai ka kaluar pjesë të fëmijërisë së tij.
Gjatë vizitës së tij, ai do të jetë presidenti i parë që merr pjesë në Takimin e Nivelit të lartë të Azisë Lindore, i cili do të zhvillohet në ishullin turistik të Balit.
Analistët thonë se Obama po e shfrytëzon këtë rast për të siguruar aleatët se Shtetet e Bashkuara do të luajnë një rol kyç në rajon dhe do të shërbejë si kundërpeshë ndaj ngritjes së statusit të Kinës.