Bëhen bashkë
Posa të përfundojnë festimet për përmbylljen e procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë, në agjendën e Kryeministrit Hashim Thaçi do të jetë vetëm një çështje - unifikimi i faktorit politik kosovar për bisedimet me Serbinë.
Pavarësisht se kjo duket të jetë një barrë e rëndë për Kryeministrin, në realitet nuk do të jetë kështu.
Një zyrtar i lartë ndërkombëtar, që foli në kushte anonimiteti për gazetën Express, tha se dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë Kosovës, janë të gatshme të bëhen pjesë e këtij dialogu nëse garant i kësaj ujdie do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Dhe, s’ka dyshim që SHBA’ja do të jetë e involvuar fuqishëm në këtë proces”, tha diplomati perëndimor që foli për Express.
Ndryshe prej LDK’së, AAK’ja e Ramush Haradinajt qartazi është shprehur e gatshme për të qenë hisetare në bisedimet politike me Serbinë, e që në radhë të parë nënkuptojnë zgjidhjen e problemit të Veriut.
Nënkryetari i Parë i kësaj partie, Blerim Shala, i cili konsiderohet zëri kryesor i Ramush Haradinajt në këtë parti, ka shpalosur disa herë këtë qëndrim.
Sipas tij, Aleanca nuk duhet të refuzojë të marrë pjesë në bisedime që për qëllim kanë zgjidhjen e një problemi të madh, pavarësisht nëse ndodhet në pozitë apo opozitë.
“Do të ekzistojë një presion i jashtëzakonshëm mbi Serbinë, dhe ne s’kemi çfarë të hamendemi që të jemi kategorikë kur të nisin këto bisedime, që kusht për gjithçka, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është që Serbia të largohet nga Veriu dhe që edhe atje të aplikohet propozimi i Presidenti Ahtisaari, apo Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Shala, të martën, në një intervistë për Radion Europa e Lirë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...