E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe 3 vjet lojtar i Manchester United

Mbrojtësi i Manchester United, Johny Evans e ka vazhduar kontratën e tij me Manchester United edhe për 3 vitet në vazhdim. Mbrojtësi nga Irlanda e Veriut sot ka firmous kontratën e re duke u shprehur shumë i lumtur për këtë mundësi.

"Jam shumë i kënaqur për kontratën e re. Ndihem shumë krenar për këtë sepse nuk ka ndjenjë më të mirë të luash për këtë skuadër" deklaroi Evans.

"Johny është rritur si pjesë përbërëse e skuadrës tonë. Ai është zhvilluar shumë si lojtarë duke u bërë i rëndësishëm për ne" deklaroi Ferguson./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›