E Shtunë, 31 Tetor 2026

Është në Brazil për të blerë Neymarin

Drejtori sportiv i Manchester Cityt, Txiki Begiristain aktualisht është në Brazil në përpjekje për të bërë supertransferimin e yllit brazilian, Neymar.

Begiristain thuhet se është në bisedime me krerët e Santosit dhe vetë lojtarin për të bërë një nga transferet më të bujshme në futboll.

Ish drejtori i Barcelonës thuhet se ka raporte të mira me krerët e Santosit ndërsa ka përkrahjen e plot të sheikëve të Cityt për të shpenzuar në këtë transfer./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›