E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujdes zgjedhjet apeli i ambasadores britanike

Ndërkohë një tjetër mesazh vjen nga ambasadorja britanike, Fiona Mcllwham thotë në një njoftim të saj se realizimi i zgjedhjeve të suksesshme lokale, kalimi i tyre me profesionalizëm dhe integritet përbën kusht jetik për anëtarësimin në BE.

Ajo vë në dukje se zgjedhjet janë një mundësi për zyrtarët, politikanët, komisionerët dhe policinë që të punojnë së bashku për të mbështetur qytetarët e tyre në një proces pozitiv e transparent.

Ky proces, shprehet Mcllwham, është një mundësi që Shqipëria të tregojë përparimin e saj si një komb demokratik evropian.
Azhornuar së fundi ( e premte , 06 maj 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›