Policia per 8 Majin mbi 1 mije police per Tiranen

Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Saimir Muçaj ka publikuar planin e masave për garantimin e procesit zgjedhor të 8 majit. Në një konference të posaçme për shtyp, Muçaj tha se në kryeqytet janë shënuar 11 incidente zgjedhore, ndërsa siguroi mbarëvajtjen e procesit, por edhe të takimeve elektorale përmbyllëse.
“Duhet evidentuar faktin se gjatë periudhës të cilës i referohemi, Policia e Tiranës ka marrë dijeni dhe ka evidentuar 11 incidente të cilat kanë ndodhur gjatë fushatës elektorale, të cilat kanë konsistuar kryesisht në dëmtime apo grisje të posterave, shkatërrim të pronës, fyerje, kanosje etj”-tha Muçaj.
Ai tha para mediave se janë trajnuar rreth 1724 punonjës policie për zbatimin e detyrave në procesin zgjedhor, ndërsa 1069 të tillë do të kenë rolin e sigurisë.
“Në zbatim të Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë janë vënë në dispozicion të DPQ-ve të tjera, 497 punonjës policie të rolit zbatues dhe 10 punonjës policie të nivelit të parë drejtues, që do të angazhohen me detyra zgjedhore, nga të cilët: Në Qarkun e Elbasanit 280 punonjës policie, në Qarkun e Fierit 115 punonjës policie, në Qarkun e Beratit 112 punonjës policie. Në zbatim të përgjegjësive ligjore, është dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit lista përfundimtare me 1069 punonjës policisë, që do të angazhohen me detyra për ruajtjen dhe sigurimin e 878 Qendrave të Votimit, 16 KZAZ/VNV, si dhe shoqërimin e Komisioneve e materialeve zgjedhore nga Qendrat e Votimit për në Vendin e Numërimit të Votave”-tha ai.
Kreu i policisë së Tiranës shtoi se çdo punonjës policie do të ketë uniformën e tij të detyrës, ndërsa do të zbatojë vendimet e Komisionit të Qendrave të Votimit, për raste të ndihmës kur ka incidente.
Jul Kasapi
Azhornuar së fundi ( e premte , 06 maj 2011 )